Ra nga lartësia në mal duke kullotur bagëtitë, humb jetën 54 vjeçari në Martanesh

Një 54 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga një lartësi në mal duke kullotur bagëtitë.

Burime pranë spitalit thanë se shtetasi me inicialet A.B ka ardhur nga Martaneshi me fraktura në trup, informon gazetari i Ora News.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për shkak të gjendjes së rëndë të tij ai u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë me të specializuar, ku dhe ka ndërruar jetë.