"O do vdisja unë ose ai!" Nadire Kurti shtrohet në psikiatri, vrasjen e bashkëshortit ia rrëfeu familjarëve

Autoritetet policore italiane ishin në dijeni prej datës 11 gusht se Nadire Kurti, 68 vjeç ishte autorja e krimit të bashkëshortit të saj Shefki Kurti.

Falë një mikrospie që kishin iinstaluar në celularin e djalit të çiftit, Beni, hetuesit italianë kishin regjistruar rrëfimin që gruaja i kishe bërë familjarëve, por pritën deri sa të kishin të gjitha bindjet se këtë krim e kishte realizuar e vetme.

Pritja e hetuesve italianë vazhdoj dhe pas datës 18 gusht ku në praninë e avokatit të saj, Nadire Kurti rrëfeu krimin.

Porkurori i cështjes e policia e Rovigos nuk ishin të bindur se ajo grua e vetme të kishte kryer këtë krim makabër e pritën dhe disa ditë të tjera duke mbajtur nën hetim çdo tregues e material të mbledhur, deri sa bënë publik autorësinë e saj.

Nadire Kurti ishte e bindur se bashkëshorti i saj e tradhëtonte me një grua shqiptare e cila i kishte kërkuar 90 mijë euro.

"Më keqtrajtonte, më rrihte, më kërkonte që të ikja se do të shishte shtëpinë", kështu ka deklaruar ajo gjatë rrëfimit të saj. "Më kishte kërcënuar disa herë se do më vriste e do më bënte copë copë, dhe atë ditë më kërcënoi o do vdisja une o do vdiste ai".

Nadire Kurti ka rrëfyer se e ka vrarë bashkëshortin më 21 korrik me sëpatë duke e goditur pas kurrizit. Më pas me ndihmën e një çarçafi e ka tërhequr trupin në banjo ku e copëtuar e futur nëpër qese që i ka konservuar deri kur u bë errësirë, në frigoreferin e korridorit të shtëpisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas orës 9 të darkës, ka bërë disa rrugë nga shtëpia deri në kanalin e lumit për të hedhur qeset me trupin e copëtuar.

Nadire Kurti prej datës 12 gusht ndodhet në spitalin e Rovigos e shtruar në repartin psikiatrik, pasi prej vitesh ishte në kurim për probleme mendore të herë pas herëshme. 

Autoritetet italiane kanë kërkuar një ekspertizë të specializuar për të kuptuar aftësinë e saj mendore e vepruese.

Nadire Kurti ka rrëfyer gjithcka duke treguar se për copëtimin e trupit ka përdorur një thikë mishi, dy thika kuzhine e një sëpatë.