Vajza lë makinën ndezur për pak minuta në zonën e 'Astirit', hajduti ia vjedh dhe ikën
Ajo ndaloi makinën në sheshin “Univers” në rrugën Mikel Maruli”.
E la të ndezur dhe zbriti për të kryer porosinë por kur u kthye nuk e gjeti më.
26 vjeçarja me inicialet D.Sh denoncoi dje në polici vjedhjen e makinës në sheshin “Univers” në rrugën Mikel Maruli” në Tiranë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se te sheshi "Univers", në rrugën “Mikel Maruli", një person i paidentifikuar kishte vjedhur një automjet të cilin drejtuesja e tij, shtetasja D. Sh., 26 vjeçe, e kishte lënë të ndezur, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar” informon policia e Tiranes.
Policia ka arritur të arrestojë L. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ky shtetas, mesditën e djeshme, te sheshi "Univers", ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases D. Sh. dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.
