Plagosje me armë në Peshkopi, kapet autori 46-vjeçar, i plagosuri me helikopter drejt Tiranës
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Peshkopi.
Sipas policisë një 46-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç.
Mësohet se i plagosuri po sillet me helikopter drejt spitali të trumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
“Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar. Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agron Delishi, 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.” – njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
