UEFA me "dorë të hekurt", gjoba të frikshme ndaj 4 klubeve italiane

UEFA nuk kursehet. PSG dënohet me 65 milionë euro gjobë për thyerje të rregullave të fair play financiar.

Në listën e klubeve të gjobitur janë edhe Milan, Juventus, Inter dhe Roma ndërsa dy skuadra të tjera  të Ligue 1 janë Monaco dhe Marseille. 

Në total janë 8 klube që do të paguajnë 172 milionë euro pasi kanë shpenzuar më shumë se sa kanë fituar. Gjatë viteve të ardhshme këto klube do të jenë në monitorim të rreptë për merkaton e tyre. 

UEFA me "dorë të hekurt", gjoba të frikshme ndaj 4

Klubet janë kushtëzuar që të respektojnë rregullat dhe nëse nuk e bëjnë në 3-4 vitet e ardhshme atëherë do paguajnë gjithë gjobën. Klubi më i goditur italian është Roma që do të paguajë menjëherë 5 milionë ndërsa 35 milione nëse për katër vjet përsërit të njëjtën sjellje.