Inter, Acerbi kthen tifozët kundër shoqërisë zikaltër

Inter zyrtarizon mbrojtësin Acerbi të huazuar nga Lazio deri në fund të sezonit, një goditje që Inzaghi e kërkoi me çdo kusht por tifozët nuk e kanë mirëpritur dhe ka një arsye shumë të fortë.

Sipas mbështetësve të skuadrës së Interit, Acerbi është fajtor në të dy rastet e golave të Tonalit kur Milani kaloi Lazion në Romë dhe shtroi rrugën drejt titullit në dëm të Interit. Fraksioni më ekstrem i ultrasve besojnë se qëndërmbrojtësi i la rrugë të lirë mesfushorit kuqezi pasi është mbështetës i Milanit.

Në këtë mënyrë, ata e cilësojnë një “zhgënjim” sjelljen nga ana e shoqërisë që pavarësisht kritikave dhe zërave kundër, e “mbylli një vesh” duke vijuar planet.