Çfarë fitore nga Liverpool! Carvalho ngre peshë stadiumin “Anfield Road” (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 23:06
Emocione të tilla vetëm Liverpool mund t’i dhurojë. Fitore në prekjen e fundit me bekimin e portugezit Carvalho. “The Reds” bëjnë me zemër tifozët në “Anfield Road” ku rikuperojnë disavantazhin e golit të suedezit të Newcastle, Isak që mbërriti në Premier vetëm pak ditë më parë, duke arritur një fitore “gjaku” në shtëpi, të dytën rresht.
Çfarë ndeshje në Liverpool ku “qymyrxhinjtë” rrezikuan madje ta fitonin por zemra e Liverpool bëri diferencën në fushë. Fillimisht Firminho barazoi në fillim të pjesës së dytë ndërsa vetëm në minutën e 8 shtesë, Carvalho bëri mrekullinë duke shtyrë topin në rrjetë.
Tashmë djemtë e Klopp e shikojnë veten me 5 pikë më pak se City dhe 7 nga kryesuesit e Arsenal.
