Fantazma e Maradonës në transmetim direkt?

Silueta e Diego Armando Maradonës në fushën e lojës? Shikojeni vetë për ta vlerësuar por pamjet në të cilat shfaqet zv/trajneri i Dundee United, Liam Fox duke dhënë një intervistë, janë vërtet të pabesueshme.

Ndërsa ai flet, në sfond shfaqet një person që bën stërvitje. Nuk ka asgjë të çuditshme nëse ai person nuk do të ngjante shumë me ish-numrin 10.

Filmimi është bërë menjëherë viral, sidomos në Argjentinë ku shumë persona janë tërhequr nga ideja e çmendur se në fushë po stërvitej Maradona i versionit të vitit 1986, ose më sakta fantazma e tij. Rreth dy vite nga vdeekja e legjendës, kujtimi për Diegon mbetet i fortë.