Telenovela vazhdon/ Shakira ka gati dosjen e “zezë” për tradhëtitë e Pique

Nuk ka paqe mes Gerard Pique dhe ish-bashkëshortes së tij Shakira. Mediat e kanë zgjeruar rrezen e kërkimit në lidhje me përplasjen e tyre dhe mesa duket kanë dalë në sipërfaqe detaje të reja shumë interesante që tërheqin vëmendjen e publikut.

Mbrojtësi nuk dëshiron që t’i lejojë dy djemtë Sasha dhe Milan të jetojnë në Miami me këngëtaren dhe do të kërkojë nga gjyqtari që të vendosë në favor të tij, por në krahun tjetër, Shakira ka gati një dosje me të gjitha tradhëtitë e njeriut me të cilin ndau shtratin për më shumë se një dekadë.

Sipas gazetarit spanjoll, Jordi Martin, Shakira është gati të faktojë të paktën dy tradhëti të numrit 3, një të vitit 2016 dhe atë që përfundoi në dashuri me të fejuarën aktuale Clara Chia Marti.

Gjatë një udhëtimi të këngëtares në SHBA, ajo ka punësuar një skuadër hetuesish privatë dhe sipas gazetarit, ka në dispozicion prova të mjaftueshme që mund ta bëjnë gjykatësin të bindet se ndoshta është më mirë që fëmijët të udhëtojnë me mamanë në Florida.