VIDEO/ Goditja e tretë në shenjë për Manchester United, Sancho ndëshkon Leicester City

Manchester United i bën tre fitoret rresht në 5 javë kampionat ku regjistron edhe dy humbje por ngjitet në kuotën e 9 pikëve. Duket se është shëruar plotësisht pas plagëve të dy javëve të para skuadra e Eric Ten Hag që ka nisur të funksionojë si një skuadër e bashkuar ndërsa një tjetër lajm pozitiv është rilindja e Jadon Sancho për të dytën javë rresht në takimin me rrjetën.

1-0 ndaj Licester City në stadiumin e “dhelprave” për Manchester United që dominoi dhe i la shumë pak hapësira suadrës së Brendan Rodgers, aktualisht në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Sërish pak minuta në fund për Cristiano Ronaldon që rastin e artë e pati në këmbë por biçikleta e luzitanit nuk u ndal në portë. Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e pestë me 6 pikë me pak se kryesuesit e Arsenal.