Chelsea, me blerjen e Fofana vendos rekord historik në Premier League

80 milionë euro për një mbrojtës 21-vjeçar. Chelsea kompleton çmendurinë e verës pasi bëri shpenzimin më të madh të dritares së merkatos në Londër duke afruar të riun e talentuar të Leicester City, Wesley Fofana.

Francezi që do të mbajë fanellën me numrin 3 nisi menjëherë stërvitjen pasi u shpreh për kanalin zyrtar të klubit se kjo është një ëndërr që për të bëhet realitet.

Me blerjen e Fofana, Chelsea bëhet klubi që ka shoënzuar më shumë në Premier League me 263 milionë stërlina. Rekord historik ky për një klub të Premier pasi blutë thyejnë rekordin e vitit 2017 të vendosur nga Manchester City me 222 milionë.