Flamurtari gati për sezonin me mision rikthimin në Superligë

Kategoria e Parë nis në Vlorë për Flamurtarin me një test delikat kundër Luzi 2008. Të shtunën, kuqezinjtë hapin dyert e stadiumit Flamurtari për një rrugëtim të ri pas “ferrit” në të Dytën. Për Flamurtarin ky sezon është mjaft i rëndësishëm ndërsa objektivi mbetet ngjitja në Superligë.

Vlonjatët kanë bërë shumë lëvizje në merkato me qëllim përforcimin e skuadrës dhe arritjes së objektivit. Trajneri i Flamurtarit, Dritan Resuli ka konfirmuar se skuadra tashmë është gati. Përgatitjet kanë nisur prej kohësh dhe tashmë skuadra është gati.

Trajneri Resuli ka bërë me dije se objektivi i vetëm këtë sezon është rikthimi në elitë pasi një markë si Flamurtari i nevojitet përherë futbollit të rëndësishëm.  

Pranë skuadres është edhe ish-futbollisti i mirënjohur Alfred Ferko në rolin e drejtorit, ndërsa tashmë vëmendja shkon tek ndeshja e së shtunës në orën 15:00 përballë Luzit në Vlorë.