Januzaj lë mënjanë modestinë: Jam i talentuar, prandaj më aktivizoi edhe Ferguson
Pasi nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me klubin e Sevillas, Adnan Januzaj beson se ky është një hap shumë i madh në karrierën e tij. Në prononcimin e parë për kanalin zyrtar te klubit andaluzian, sulmuesi me pasaportë belge që refuzoi Shqipërinë, deklaron:
“Është shumë e vështirë të luash në një stadium të tillë. Kam luajtur kundër kësaj skuadre sezonin e kaluar dhe janë një grup shumë i fortë të cilët presojnë fort dhe nuk të lejojnë të luash. Stil që i përshtatet karakteristikave të mija pasi jam një lojtar që më pëlqen të luaj me topin në zonë.
Tifozët kur vijnë në stadium pasi blejnë një biletë, dëshirojnë të shijojnë spektaklin. Kur isha i vogël, idhujt e mi ishin Zidane, Riquelme apo Ronaldinho me këtë të fundit që ka qenë një nga lojtarët më magjikë që ka njohur loja e futbollit. Kur unë blija bileta, e bëja për të parë këta lojtarë.
Në Sevilla krijohet një atmosferë unikale sepse mund t’i ndjesh shumë afër tifozët dhe kjo e bën shumë të bukur këtë stadium.
Njerëzit mendojnë se jam 30 vjeç por unë jam vetëm 27 dhe jam në kulmin e karrierës time. Mendoj se mosha 33 është pika që shënon nisjen e rënies prandaj unë duhet të punoj shumë dhe ta shijoj sa më shumë futbollin.
Kam luajtur 17 vjeç përpara një turme prej 80 mijë tifozësh dhe kam qenë shumë i qetë sepse kur ke besim në vetvete gjithçka shkon mirë. Trajneri që më ka mbrujtur si lojtar është Ferguson sepse ai besoi shumë tek unë. Ai është një trajner që nuk ka jep asnjëherë mundësinë për të luajtur nëse nuk ke cilësi.
Jam shumë i emocionuar që rikthehem të luaj në Champions League sepse është kompeticioni ku të gjithë duan të jenë të pranishëm”.
