FOTOT/ Georgina zgjedh Italinë, Cristiano mbetet në Manchester
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2022, 20:27
Georgina Rodriguez largohet për disa ditë nga Manchesteri për të udhëtuar me avionin privat drejt Firenzes ku po merr pjesë në festivalin e filmit.
28-vjeçarja e ka faktuar gjithë udhëtimin deri në tapetin e kuq me fotot e publikuara në Instagramin e saj personal ku ndiqet nga 39 milionë përdorues.

Udhëtimi i saj drejt Venezias pasoi zërat e ditës së vrullshme që lidhnin Cristianon me Napolin ku agjenti i tij, Jorge Mendes udhëtoi për të gjetur gjuhën e përbashkët me Aurelio de Laurentiis.





