Piqué “kërcënon” mediat me aksione ligjore: Po dhunoni privatësinë e familjes time!
Gerard Piqué kërkon respekt për familjen dhe jetën e tij private dhe nëpërmjet një komunikate kërkon të ndalojë të gjithë zërat që prej më shumë se një muaji po ziejnë që pas ndarjes së tij nga këngëtarja Shakira.
Kapiteni i Barcelonës duket i lodhur nga kjo situatë dhe denoncon publikisht sjelljen e gazetarëve dhe paparacëve ndaj tij dhe fëmijëve, duke theksuar se do të ndërmarrë aksione ligjore nëse mediat nuk i japin fund.
Gjithçka nisi në 4 qershor kur ai dhe Shakira u ndanë zyrtarisht dhe që prej asaj kohe, pothuajse gjatë çdo dite, mediat spanjolle dhe jo vetëm kanë dalë me nga një version të ndryshëm për prapaskenat.
“Këto lajme dhe fotot e publikuara nuk dëmtojnë vetëm imazhin dhe nderin por vënë në rrezik edhe të drejtat e fëmijëve të cilët kanë nevojë për mbrojtje dhe ky është një shqetësim i madh. Në të njëjtën kohë monitorimi i disa mediave dhe paparacëve ka qenë i vazhdueshëm ndaj familjes së Pique dhe klienti jonë do të jetë i detyruar të veprojë për të mbrojtur fëmijët, familjen dhe njerëzit e afërt”, deklaron avokati i mbrojtësit katalanas.
