Blerja rekord e verës në Angli, Manchester zyrtarizon brazilianin Anthony

Manchester United zyrtarizon blerjen e sulmuesit të Ajax, Anthony për rreth 95 milionë euro. Bëhet fjalë për lojtarin më të shtrenjtë të merkatos së verës në Angli që forcon ndjeshëm repartin e ekipit të Ten Hag, i cili do të punojë sërish me nxënësin e tij.

Lojtari brazilian nënshkruajti një kontratë që do ta lidhë me Manchester United deri në vitin 2027. Në bazë të bonueseve që shkojnë deri në 5 milionë. Ky transferim bëhet i katërti më i shtrenjtë në historinë e Premier League.

Braziliani ka shënuar 24 gola në 82 ndeshje ndërsa u bashkua me Ajaksin në verën e vitit 2020 pasi u transferua nga Sao Paulo.

Me “harkëtarët” numëron 7 gola në Champions League ndërsa me Brazilin ka shënuar dy herë në 9 ndeshje të luajtura që prej muajit tetor të vitit të kaluar. Anthony është blerja më e shtrenjtë e United që pas Paul Pogba në vitin 2016 për 100 milionë euro, ndërsa bëhet blerja e pestë e “Djajve të kuq” pas Lisandro Martinez, Casemiro, Malacia dhe Christian Eriksen.