VIDEO/ Vlahovic e bën “ves” golin nga goditja e dënimit, zhgënjen Napoli

Mjaftojnë Vlahovic dhe blerja më e re, Milik që Juventusi të shërojë plagët e një starti jo shumë pozitiv të këtij sezoni. Në javën e katërt të Serie A, bardhezinjtë rikthehen te fitorja dhe e bëjnë këtë me nga një gol në çdo pjesë ndaj Spezias.

Sulmuesi serb fotokopjoi golin ndaj Romës dhe e ripropozoi në minutën e 9 ndërsa polaku i transferuar nga Marseille shënon golin e parë në Serie A me fanellën bardhezi. 8 pikë për skuadrën e Allegrit qëe momentalisht është -2 nga Roma kryesuese.

Zhgënjejnë në ndeshjet e së mërkurës Napoli dhe Lazio që barazuan respektivisht me Leccen dhe Sampdorian 1-1. Nuk arrin të fitojë as Fiorentina. Skuadra e Italianos u thyë me një gol në Udine ndërsa Empoli dhe Verona ndanë nga 1 pikë.