Januzaj nënshkruan për katër sezone me Sevillan

Adnan Januzaj arrin të gjejë një skuadër në ditën e fundit të merkatos. Sulmuesi belg me origjinë shqiptare ka nënshkruar me Sevillan që bën te ditur se ka nënshkruar me 27-vjeçarin për 4 sezonet e ardhshme.

Januzaj mbetet në La Liga pas 5 sezoneve me Real Sociedad duke u bashkuar me andaluzianët që bëjnë të ditur arritjen e marrëveshjes:

“Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës që numëron 15 ndeshje me këtë fanellë, mund të luajë në të dyja krahët e sulmit”, shkruan Sevilla në faqen zyrtare.