I vendos pulës emrin “McGregor”, Hasbullah merr kërcënime nga irlandezi
“Do të më pëlqente ta bëja kosh Hasbullarin e vogël. Një ditë do ta finalizoj misionin tim për të shënuar një 3-pikësh”.
Mesazh i qartë dhe pa asnjë keqëkuptim. McGregor nuk ia fal provokimin njeriut më të famshëm të Dagestanit, Hasbullah Magomedov, fans dhe mik i ngushtë me Khabib Nurmagomedov.
Irlandezi i famshëm i arteve marciale shkruajti fillimisht një mesazh më të ashpër ku theksonte se me shumë dëshirë mund t’i jepte një shkelm në të pasme njeriut të famshëm të rrjeteve sociale që e povokoi duke deklaruar publikisht se i ka vendosur emrin McGregor pulës së tij.

“Kjo është pula ime me emrin Conor McGregor. Ja bukuroshja ime”, shkruan Hazbullah në videon që tërhoqi miliona klikime.
Officially Hasbulla’s chicken is called Conor McGregor ???? @TheNotoriousMMA pic.twitter.com/Nz5lNQFtGA
— Hasbik ???????? (@HasbulIah) August 6, 2022
