Mbrojtësi i Kombëtares nënshkruan për 4 sezone me Partizanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 18:07
Partizani rinovon organikën me një lojtar interesant duke nënshkruar madje kontratë 4-vjeçare.
Klubi i kuq bën me dije se mbrojtësi 19-vjeçar, Marcelono Preka ka nënshkruar me skuadrën kryeqytetase pasi ra në sy për cilësitë e tij te skuadra e Bylisit.
Shtatlarti që është edhe pjesë e Kombëtares U-21 rifreskon repartin e tërhequr të skuadrës së Collela-s që numëron 2 fitore pas dy javëve të para.
