LeBron James dhe Drake, pronarët e rinj të Milanit

Fondi amerikan "RedBird" zyrtarizon blerjen e Milanit për 1.2 miliardë Euro që shkojnë në llogarinë e fondit Elliot.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, "RedBird" thekson se objektivi është që të çojë përpara projektin e nisur nga pronarët paraardhës që kulmoi me titullin e 19 kampion. 

Sipas mediave amerikane, me "RedBird" janë edhe pronarët e fondit "Main Streets Advisors" ku bëjnë pjesë edhe LeBron James dhe Drake. 

Presidenti i ri i Milanit është Gary Cardinale i cili shprehet: "Do të bëjmë të pamundurën për të arritur objektivin tonë, të çojmë Milanin në majën e Europës".