Sebastian Haller flet për herë të parë: Dua ta mposht tumorin dhe të festoj me murin e verdhë
Sebastian Haller flet për herë te parë pasi u diagnostikua me tumor në testikuj. Ish-sulmuesi i Ajax, i cili mori trofeun e golashënuesit më të mirë të Eredivisies, flet në një intervistë për ESPN ku ndalet gjatë te rruga e vështirë qe ka nisur.
"Është një situatë e re për mua dhe familjen. Jam me fat që kam shumë njerëz që më qëndrojnë pranë dhe kjo më bën të mos ndihem keq. Mund të eci ende çka do të thotë se mund të kaloj më shumë kohë me familjen time.
Për 5 ditë gjatë trajtimit me kimio e humba tërësisht formën fizike ndërsa sapo u ktheva në shtëpi u stërvita. Jam në gjendjen e disa muajve më parë dhe kjo është një gjë e mirë. Do të duhen disa muaj përpara se të kthehem në fushën e lojës. Tani gjëja më e rëndësishme është që trupi është në gjendje të mirë. Objektivi im është të shënoj dhe të festoj sa më parë me murin e verdhë. Do të jetë një moment emocionues".
Me kokën në fushën e lojës, sulmuesi i Borussia Dortmund kërkon të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës.
