Gazi, ndalimi i furnizimeve nga Nord Stream në BE ka filluar

Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz përmes një tubacioni të madh drejt Evropës , duke përmendur nevojën për mirëmbajtje të kompresorit të vetëm të mbetur dhe duke rritur perspektivat e recesionit dhe racionimit të energjisë në të gjithë rajonin.

Ditën e djeshme Gazprom njoftoi se furnizimet me gaz nga Rusia në BE përmes Nord Stream janë ndërprerë plotësisht.

Këtë e konfirmojnë dhe operatorët gjermanë të gazsjellësit Opel dhe Nel, të cituar nga agjencia Tass.

Mbyllja do të zgjasë për tre ditë dhe, sipas raporteve nga monopolisti rus i energjisë, u bë e nevojshme për të lejuar riparimet në njësinë e vetme të kompresorit të gazit ende në funksion në stacionin Portovaya. 

Qeveritë evropiane kanë frikë se Moska mund ta zgjasë ndërprerjen në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura nga perëndimi.

Kufizimet e mëtejshme ndaj furnizimeve evropiane me gaz do të rrisin një krizë energjetike që tashmë ka bërë që çmimet e gazit me shumicë të rriten mbi 400% që nga gushti i kaluar.