Von der Leyen: Për të luftuar influencat e vendeve autokratike duhet të forcojmë demokracitë në Europë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se interesi strategjik i BE është anëtarësimi i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në të.

Duke folur në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik Bled 2022, Von der Leyen tha se perspektiva europiane në kërto vende mund të mbahet gjallë duke integruar ekonomikë dhe kjo është arsyeja e hartimit të planit ekonomik dhe investimeve me vlerë miliarda euroshe.

Von der Leyen: Ne si BE kemi një interes të qartë strategjik që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin para drejt anëtarësimit në BE sepse stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është stabiliteti i BE, prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është prosperiteti i BE.

Si ta rienergjizojmë perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor? Mendoj se pikësëpari dhe mbi të gjitha mund të nxisim integrimin e ekonomive tona edhe më tej kjo është arsyeja pse kemi nisur planin ekonomik dhe të investimeve me një financim prej 9 mld eurosh me pretendimin për të mobilizuar më shumë se 20 mld euro investime për Ballkanin Perëndimor. Kjo është një punë përgaditore për të ardhmen e përbashkët në BE dhe na duhet të përforcojmë besueshmërinë të procesit tonë të anëtarësimit.

Duhet të sigurohemi që çdo hap që një vend hedh drejt demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të barabarta ta sjellë atë më pranë BE. Kjo është arsyeja se pse çelja e procesit të anëtarësimit dhe negociatave  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gur i mirëfilltë kilometrik. Kemi vendosur kushte të qarta për këtë dhe ata i kanë plotësuar.

Qytetarët dhe demokracitë kanë realizuar. Ishte një sukses i jashtëzakonshëm demokratik për popullin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut por edhe për perëndimin e Europës dhe interesat tona strategjike. Mënyra më e mirë për të ecur përpara për të kundërshtuar influencat nga vendet autokratike është të forcojmë demokracitë në Europë. A ka të bëjë me gjeopolitikën? Po por ka të bëjë dhe me vlerat tona të përbashkëta.