Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Zvicër, arrestohen 6 persona, mes tyre një grua. Ja çfarë u sekuestrua

Autoritetet zviceriane kanë goditur grupin kriminal të shqiptarëve, ku në pranga kanë rënë 6 persona.

Mes të arrestuarve janë 5 burra dhe një grua, ndërkohë që identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.  Sipas mediave zviceriane, grupi akuzohet akuzohet se importonte sasi të mëdha droge nga jashtë nga një komunitet i Lucernit dhe i shiste në Zvicër.

Drogën e shisnin në të paktën 13 kantone.

Sipas Prokurorisë Publike, i dyshuari kryesor është vërtetuar se ka trafikuar rreth 82 kilogramë kokainë, ndërsa bashkëpunëtori i tij ka pasur 31 kilogramë kokainë.

Ndërkohë të përfshirë në këtë rrjet kanë qenë edhe 27 persona të tjerë të cilët janë arrestuar, shkruajnë mediat e huaja. 

Në total janë sekuestruar 14.5 kilogramë kokainë, 8 kilogramë heroinë, 3 kilogramë marihuanë dhe mbi 30 kilogramë lëndë artificiale. 

Po ashtu janë sekuestruar dhe para droge në shumën rreth 160 mijë franga.