Vrasja makabre e Shefki Kurtit, e shoqja kishte frikë se do ta linte. E goditi disa herë me sëpatë në gjumë pastaj i copëtoi trupin
Frika e braktisjes nga bashkëshorti ka qënë motivi që ka shtyrë 68-vjeçaren Nadire Kurti të vrasë në mënyrë makabre bashëkshortin e saj Shefki Kurti 72 vjeç, pensionisti durrsak që prej 3 dekadash kishte emigruar së bashku me bashkëshorten e dy fëmijët e tij në Itali.
Policia e Rovigos ka zbardhur detajet e kësaj vrasje, pas rrëfimit të Nadire Kurtit e cila prej datës 12 gusht ndodhet e shtruar në spitalin e Rovigos e ndaj saj është kërkuar një ekspertizë mendore.
Ngjarja ka ndodhur natën e 21 korrikut duke u gdhirë 22 korriku.
Nadire Kurti ka goditur disa herë me sëpatë Shefki Kurtin ndërsa ishte në gjumë.
Më pas ka tërhequr trupin në banjo ku e ka copëtuar me ndihmën e sëpatës e tre thikave.
Policia e Rovigos bën publik sot informacionin se armët e ftohta të këtij krimi, pra thikat e sëpata janë gjetur javën e shkuar në lumin Adigetto.
Pas copëtimit të trupit, Nadire Kurti ka futur pjesët e tij në disa thasë të zinj që më pas janë hedhur në lumin pranë banesës së tyre.
Nadire Kurti ka rrëfyer krimin e saj e mjaft të rëndësishme kanë qënë për fazën hetimore telefonatat e përgjuara mes saj e dy fëmijëve që nuk kanë asnjë lidhje për çfarë ka ndodhur.
Nadire e Shefki Kurti jetonin në Itali që prej vitit 1991 me dy fëmijët e tyre Alketa e Beni.
Fillimisht kanë jetuar në komunën Villanova de Gebbo e prej pak vitesh janë transferuar në qytezën Badie Polesine po në zonën aty pranë.
Vajza e tyre Alketa jeton në Zvicër e Beni në komunën Massi po në provincën e Rovigos.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
