U kap në flagrancë me kokainë e kanabis, vihet në pranga 35-vjeçari në Kurbin

Një 35-vjeçar i cili u kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi është vënë në prangat e policisë.  

“Është arrestuar në flagrancë 35 vjeçari Paulin Rrika banues në Kurbin, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Laç, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.