Presidenti i kërkon KQZ-së rezultatin përfundimtar për Vendoret 2019 për të caktuar datën për ato në 2023

Presidenti i vendit, Bajram Begaj i ka bërë kërkesë për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Përmes drejtorit të kabinetit Eduart Seitaj, presidenca kërkon që një gjë e tillë të bëhet në mënyrë që të vendoset data për zgjedhjet e reja vendore në vitin 2023.

Këto zgjedhje vendore do të jenë të parat ku pritet që opozita të marrë pjesë pas bojkotit që bëri aty në vitin 2019.

Kjo bëri që të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë në vend, përpos Shkodrës, të merren nga mazhoranca socialiste.  

Ndërkohë akoma nuk dihet se si do të përfaqësohet Partia Demokratike në këto zgjedhje, pasi nuk është zgjidhur çështja e statusit dhe logos në gjykatë.

PD në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 mars për 6 bashki, arriti të fitojë vetëm Shkodrës, por duke garuar në logon e LSI-së, tashmë Partia e Lirisë.

Presidenti i kërkon KQZ-së rezultatin përfundimtar për