Arrestohet në Durrës 35-vjeçari, vidhte ushqime në markete

Kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve duket se kanë ndikuar së tepërmi tek qytetarët, ndërsa ka prej tyre që kanë nisur që të vjedhin edhe nëpër markete. Së fundmi një 35 vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur ushqime në një market, ndërkohë më herët ai ka qenë duke vjedhur edhe para në një makinetë kafeje.

Një 35 vjeçar u arrestua në Durrës,  brenda marketit teksa po vidhte produkte ushqimore.

Në këtë video shihet A.M teksa merr produktet dhe mundohet t’i vjedhë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Menjëherë ndërhyri policia, e cila arrestoi në flagrancë 35 vjeçarin durrsak. Blutë e Durrësit njoftuan se ai ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes.

Ndërkohë nga hetimet ka dalë që ai gjatë kohëve të fundit, ka kryer edhe të paktën 5 vjedhje të tjera.

Mësohet se ky shtetas, më datë 27 Gusht 2022 dhe më datë 28 gusht 2022, ka vjedhur produkte ushqimore, në të njëjtin market, në lagjen nr.18, Durrës.

Nga veprimet hetimore mësohet se ai ka vjedhur me forcë gjatë muajve qershor dhe korrik, shuma të ndryshme parash, në të njëjtën makinetë për kafe, në pronësi të një subjekti privat, në lagjen nr. 1, Durrës.

Arrestohet në Durrës 35-vjeçari, vidhte ushqime në markete

Arrestohet në Durrës 35-vjeçari, vidhte ushqime në markete