Plagosi fqinjin në qafë për arsye banale/ Gjykata e Tiranës lë në burg autorin dhe mikun e tij

Albert Ostreni dhe miku i tij Fatmir Gega u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës, të cilët akuzohen se janë të përfshirë në ngjarjen e 23 gushtit ku u plagos me armë zjarri 23 vjeçari Renaldo Mejdani.  Miku i tij do të përballet me akuzohen e përkrahje të autorit e ndërsa vete Ostreni do të përballet me akuzën e vrasjen e mbetur në tentative dhe me shitblerje të lëndëve narkotike.

Me duart në kokë, dhe me kokën uluar 49 vjeçari Albert Ostreni ka dalë para gjykatës për tu përballur me akuzën e plagosjes me armë zjarri në qafë të fqinjit të tij 23 vjeçarin Renaldo Mejdanin, më 23 gusht. 

Së bashku me të i pranishëm në kafazin e të pandehurve ishte edhe Fatmir Gega i cili sipas policisë dhe prokurorisë e ka ndihmuar autorin të arratisen pasi ka kryer krimin.

Për të dy shokët gjykata vendosi miratimin e kërkesës së prokurorit për lënien në burg deri në fund të hetimeve. Para togave të zeza 49 vjeçari ka deklaruar se me 23 vjeçarin Renald Mejdanin kishte njohje të mëparshëm por atë natë ka qenë një sherr banal ku sipas tij Mejdani e ka goditur me grushte dhe në kushtet e gjaknxehtësisë ai e ka qëlluar më armë zjarri.


Arrestimi i Ostrenit erdhi pas 3 ditësh nga ngjarja e ndodhur ku u zbulua se ai strehohej në një pallat në zonën e freskut në Tiranë. Më herët policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe 45-vjeçarja E.K., e akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.

Për veç akuzës së vrasjes së mbetur në tentative Ostreni do të përballet edhe me një tjetër çështje pasi në banesën e tij u gjetën lëndë narkotike kokainë.

Për sa i përket gjendjes së të plagosurit raportohet e mire dhe se ka lënë dyert e spitalit

Plagosi fqinjin në qafë për arsye banale/ Gjykata e Tiranës

Plagosi fqinjin në qafë për arsye banale/ Gjykata e Tiranës