Aksident masiv në Librazhd, kamioni hyn në parakalim, shkakton përplasjen e 7 mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2022, 16:42
Të paktën tetë automjete u përfshinë në një aksident rrugor në Librazhd pasditen e të shtunës, 27 gusht.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit” ku një kamion i tonazhit të rëndë që po qarkullonte nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit gjatë një manovre në tentativë për parakalim u përplas me një autoveturë, çka ka shkaktuar më pas përplasjen e mjeteve tjera.
Pavarësisht numrit të madh të mjeteve të përfshira, për fat të mirë ngjarja nuk shkaktoi viktima ndërkohë që një qytetare ka mbetur e plagosur.
Tri makina pësuan dëme serioze materiale ndërsa katër mjete të tjera kanë marrë dëmtime më të vogla.



