Shuhet zjarri në Rreth-Libofshë të Fierit, shkrumbohen 14 ha ullishte/ Foto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2022, 22:16
Pas 8 orë luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Fier kanë fikur zjarrin e rëne në kodrat e fshatit Rreth-Libofshë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se dëmi është i konsiderueshëm në sipërfaqet me ullishtë.
Sipërfaqe të tëra me ullinj janë shkrumbuar. Sipas të dhënave të para, bilanci i këtij zjarri ishin 14 hektarë me ullishte dhe shkurre e djegur, 2000 rrënjë ullinj të shkrumbuar.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 4 zjarrfikëse dhe 25 forca zjarrfikëse.
Zjarri i rënë rreth orës 15:00 të ditës së sotme ra në një zonë kodrinore e mbjellë e gjitha me ullinj nga banorët e zonës së Rreth-Libofshës dhe dëmet janë të konsiderueshme.















