Policia sqaron plagosjen në Tiranë, 23-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga fqinji pas konfliktit

Policia ka sqaruar plagosjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme (23 Gusht) në rrugën ‘Tasim Shehu” në Tiranë, ku një person u qëllua me armë zjarri.

Sipas bluve, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Albert Ostreni, 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin Renaldo Mejdani, 23 vjeç.

23 vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se i riu ka marrë plagë në qafë. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisëMë datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.