Kërcet arma pas konfliktit, 49-vjeçari në Tiranë plagos fqinjin

Një person  është plagosur me armë zjarri në kryeqytet, mbrëmjen e sotme (23 Gusht).

Sipas policisë, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Albert Ostreni, 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin Renaldo Mejdani, 23 vjeç.

23 vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se i riu ka marrë plagë në qafë. 

Ndërkohë autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

Ndërkohë Ora News, sjellë dhe pamjet nga vendi ku ndodhi plagosja, ku sipas gazetarit Edison Vatnikajt, ngjarja ka ndodhur në një rrugicë.