U konfliktua dy vite më parë me njërin nga autorët, dy në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçaj

U konfliktua dy vite më parë me njërin nga autorët, dy
Alban Bruçaj dhe makina ku ndodhej ndaj së ciës u qëllua me armë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore atentati ndaj Alban Bruçajt në Shkodër, ngjarje e ndodhur me 25 gusht, ku ndaj mjetit të tij u qëllua me armë zjarri.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, Tornato Fusha 20 vjeç dhe Bajram Çekorja 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi Alban Çekorja është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tornato Fusha.

Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit Tornato Fusha dhe Bajram Çekorja qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25 gusht 2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi Alban Bruçaj.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.