Tiranë/ Sherr mes çiftit në "Don Bosko", gruaja plagos me thikë burrin

Një krim në familje ka ndodhur  në Tiranë. Policia thotë se në zonën e "Don Boskos", gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj.

Për pasojë ky i fundit  është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.