Lihet në burg 37-vjeçari që vrau babanë në oborrin e shtëpisën, Mariglen Muhametaj para Gjykatës: Ça u bë u bë

37 vjeçari Mariglen Muhametaj i cili vrau babin e tij në Mallakastër ka dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Ai është lënë në arrest në burg, ndërsa gjatë marrjes në pyetje por edhe gjatë seancës ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendimi për aktin e rëndë të kryer.

Mariglen Muhametaj i cili vrau babanë e tij Qemal Muhametaj mbrëmjen e së enjtes ka dalë para Gjykatës të dielën për tu njohur me masën e sigurisë.

Asnjë familjar nuk e shoqëroi 37-vjeçarin në Gjykatë, ndërsa ai është shoqëruar vetëm nga Policia dhe mbrojtjen e tij ia ka bërë një avokat i caktuar nga Gjykata.

Muhametaj mësohet se përpara trupës gjykuese nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendesë, ndërsa kur është pyetur për vrasjen e babait ka thënë se “Ça u bë u bë”. 

“Ça u bë u bë tha” –tregoi avokati i tij.

Prokurori i çështjes Andi Pogaçe kërkoi nga gjyqtarja Sonila Hoxha caktimin e masës së sigurisë arrest me burg, kërkesë e cila u pranua nga trupa gjykuese.

37 vjeçari që dyshohet të vuante nga problemet e shëndetit mendor, nuk kishte shfaqur shenja pendimi edhe gjatë marrjes në pyetje menjëherë pas arrestimit, ndërsa para hetuesve ka treguar me detaje të gjithë skenën e krimit.

73 vjeçari Qemal Muhametaj ka qenë duke larë këmbët në oborr, ndërsa  at e bir kane debatuar pasditen e së enjtes e me pas 37 vjeçari e ka qëlluar te atë me sende te forta ne koke duke e lënë atë të vdekur në vend.

Fill pas ngjarjes ai është larguar nga shtëpia, për tu kapur në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Lihet në burg 37-vjeçari që vrau babanë në oborrin e
Mariglen Muhametaj
Lihet në burg 37-vjeçari që vrau babanë në oborrin e
Mariglen Muhametaj