Tiranë, 55-vjeçari në fshatin Kllojkë vetëplagoset me kallashnikov

Një 55-vjeçar në Tiranë raportohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kllojkë.

Shtetasi H. Ll. (Xh) dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, dhe po transportohet në spital.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.