Ngeci midis shkëmbinjve, policia e Gramshit i vjen në ndihmë turistes nga Peruja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2022, 20:46
Një turiste nga Peruja mbeti e bllokuar sot në "Ujëvarën e Sotirës" në Gramsh.
Policia thotë se duke eksploruar me këmbë zonën, ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.
VIDEO/ Juve dhe Roma nuk bëjnë dëme, ndajnë pikët në Torino
27 Gusht, 20:28
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

