Plagosi me thikë burrin, procedohet në gjendje të lirë 32 vjeçarja, në pranga bashkëshorti i saj
Është arrestuar 34-vjeçari në Tiranë, i cili mbrëmjen e djeshme (27 gusht) ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur.
Ndërsa,bashkëshortja e tij, shtetësja A. N., 32 vjeçe e cila e plagosi me thikë burrin është proceduar në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe (bashkëshortë).
Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). “- njofton policia.
Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
