Punët që nuk përfundojnë kurrë në Vlorë, lagjet "Çole" e "Kume" mbetën mes pluhurit

Projekti për rikonstruksionin total të dy lagjeve në Vlorë, i nisur ne 2020 ka kaluar afatet e punimeve, ndërsa ato nuk janë kryer ende.

Projekti për rikonstruksionin total të dy zonave në Vlorë, zonës së äÇoles dhe Kumes, pjesë të lagjeve “1 Maj” dhe “24 Maj” në qytet, mesa duket është shëndruar në një projekt i cili nuk do të përfundojë kurrë.

Banorët ngrenë shqetësimin se projekti në fjalë po ecën me rritme tepër të ngadalta, duke dal jashtë cdo pritshmërie.

Në lagjet ku këta të fundit jetojnë siç tregojnë edhe vetë banorët, punimet kanë nisur një vit më parë teksa ende nuk po përfundojnë.

Banorët:“Riparimet e njëpasnjëshme. Është shumë e ngadaltë.Kur do e përfundojnë? Apo kur vijnë votat?!”

Rrugët kryesore mes këtyre blloqeve të banimit tashmë prej muajsh janë lënë të të njëjtën gjendje, ku tek to mbizotëron pluri dhe ndotja për shkak të punimeve

Banorët: “Ka prishur gjithë atë shesh. Mirë që e prishi por ta rregullojnë sërish. Shkojnë deri në fazë, I hedhin çakull dhe e lënë ashtu. Pluhuri është tepër shqetësues punojnë me ritme shumë të ngadalta” 

Projekti për rikonstruksionin e zonës së Çoles dhe Kumes, pjesë të lagjeve 1 maj dhe 24 maj në qytet, filloi në muajin dhjetor 2020 dhe pritej të përfundonte brenda gushtit 2021, me afat 8 muaj të përfundimit të punimeve në fjalë.