Ura që po "u nxin jetën" bulqizakëve

Mbi  urën që lidh qytetin e vjetër dhe të ri të Bulqizës kalojnë çdo ditë dhjetëra qytetarë.

Por amortizimi i saj, ka bërë që drejtuesit e mjeteve të denoncojnë gjendjen e urës

Shumë nga mjetet e vogëla pësojnë kontakt me asfaltin duke u dëmtuar.

“Duhet të rregullohet. Është skandal. I kemi prishur makinat. Paguajmë taksat por asgjë. Jemi pa fjalë unë makinën e kam prishur. Rruga është gropa, gropa është prishur totalisht”

Qytetarët thonë se kjo situatë po zgjat prej vitesh që kur është ndërtuar ura mes dy lagjeve.

Ata kërkojnë që autoriteti përgjegjës të ndërhyjë sa më parë e ta zgjidhë këtë problematikë pasi po ju shkaktohen shumë dëmtime tek automjetet, sidomos tek ato të voglat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Investimet në infrastrukturë në Bulqizë dhe zonat përreth ka munguar prej vitesh ndërsa shpesh herë vetë qytetarët kanë denoncuar këtë situatë.