Florian Marku në Lushnje "Qytetar Nderi", titulli iu akordua vjet, politika i organizoi ceremoninë tani

Në mes të qytetit të Lushnjes përfaqësues lokalë, e politikë organizuan një ceremoni për të nderuar boksierin Florian Marku, pak orë pasi sportisti mundi në “Air Albania” meksikanin Miguel Parra Ramirez.

Edhe pse titulli “Qytetar Nderi” i ishte dhënë Markut një vit më parë nga Këshilli Bashkiak, politika për shoë, ceremoninë e organizoi tani.

Kryesisht përfaqësues të Partisë Socialiste, i paraprinë pritjes së Markut nga Kryeministri Edi Rama në kryeministri.

Ne duam që Flori të jetë lushnjarë aktivë, kuptohet përsa mundet ta lejojë karriera e tij

Vetë Kampioni Marku foli për vështirësitë për mbrojtjen e titullit.

“Kam punuar shumë në jetën time. Ia kam dedikuar jetën këtij sporti. Kam punuar që 12 vjeç. Kam bërë shumë stërvitje. 4 -5 operime nëpër duar. Kam thyer duart mbi 10 herë. Për të gjithë të rinjtë që më ndjekin në ndeshje e stërvitje u them. Asgjë në jetë nuk është e lehtë. Duhet shumë punë e sakrificë" tha Marku.

Kur na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet lokale të 2023, Taulant Balla, i dërgoj edhe një mesazh Erion Veliajt, i cili ka nisur fushatën pa e zyrarizuar askush si kandidat.

“Shpesh herë  them që edhe Lali Eri nuk do të ishte kryetar i Tiranës nëse Lushnja nuk do e kishte shpallur Tiranën kryeqytet”