Hynin nga dritarja, arrestohet 19 vjeçari, tjetri në kërkim për vjedhje banesash në Tiranë

Një 19 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se së bashku  me bashkëpunëtorin e tij janë autorë të dy vjedhjeve në Tiranë të ndodhura në maj dhe në qershor.
Bëhet fjalë për grabitjen e banesave në rrugën "Dritan Hoxha" dhe "Miqësia".

I arrestuar në kuadër të operacionit “Windows” (dritarja) është  19 vjeçari ndërsa është shpallur në kërkim 27 vjeçari në Tiranë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se ata janë autorë të dyshuar edhe për 2 vjedhje të tjera në kryeqytet, konkretisht:

- Më datë 17.05.2022, në rrugën "Dritan Hoxha", dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune dhe një biçikletë;

- Më datë 10.06.2022, në rrugën "Miqësia", dyshohet se kanë vjedhur disa sende në një banesë.

"Në vijim të veprimeve, rezulton se shtetasit janë gjithashtu autorë të dyshuar edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e plotë të tyre me prova ligjore" informoi sot policia e Tiranes.