VIDEO/ Juve dhe Roma nuk bëjnë dëme, ndajnë pikët në Torino
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2022, 20:28
Juventus nuk arrin të gjejë rrugën e fitores as në supersfidën e së shtunës kundër Romës. 1-1 përfundon sfida në "Allianz Stadium" mes bardhezinjve dhe skuadrës së Jose Mourinhos.
E zhbllokoi menjëherë Dusan Vlahovic me një ekzekutim kirurgjikal.
Gjithsesi, minutat në vijim rikthyen Romën protagoniste e ndihmuar edhe nga sistemi VAR që anuloi edhe një gol të Pellegrinit.
Rrjetën e barazimit e shënjestroi Tammy Abraham i asistuar nga ish-i Dybala.
