Tentojnë të djegin me benzinë 16 vjeçaren, Ish i dashuri akuzohet se thuri planin, lirohen dy shokët

Gjykata e Tiranës la në burg Ardit Çelën, ndërsa 22-vjeçari Enea Xhori dhe 17-vjeçari D. M janë lënë nën masën detyrim paraqitje.

25-vjeçari Çela akuzohet nga prokuroria se thuri planin për djegien me benzinë të ish të dashurës, duke rekrutuar dy shokët.

Por ai vetë ai nuk e ka pranuar këtë akuzë në gjykate. Në deklarimet e tij Ardit Çela tha se me 16 vjeçaren kishte shkuar për tu sqaruar ndërsa lënda që i ka hedhur në trup sipas tij nuk ka qënë benzine dhe gjithçka e kishte bere për ta trembur.

Pavarësisht pretendimeve të tij 25 vjecari është lënë në burg nga gjyqtari Kastriot Gramshi ndërsa dy shokët e tij njëri prej të cilëve i mitur do të hetohen në masën detyrim paraqitje.

16 vjeçarja, e dhunuar nga ish i dashuri 25 vjeç dhe dy shokët e tij e kallëzoi vetë këta të fundit në Polici. Ata u arrestuan më 25 gusht 2022

Sipas dëshmisë së vajzës Ardit Çela bashkë me shokët e tij e kishin dhunar më parë dhe me pas  tentuan ta digjnin me benzinë.

Ajo ka pretenduar se Çela mbante një shishe të mbushur në benzinë, me të cilën spërkati 16-vjeçaren pasi e rrahën dhe e goditën dhunshëm.

Më pas, sipas saj Çela nxori çakmakun për t’i vënë flakën vajzës, por kjo e fundit pasi e nuhati erën e benzinës u largua me vrap duke iu shpëtuar agresorëve.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar pamje filmike që provojmë krimin e tre të rinjve, ndërsa e mitura kishte shenja dhune në trup.