Policia njofton se ka gjetur makinë të djegur në fshatin Dritan, e pamundur dallimi i elementeve identifikuese

Një automjet është gjetur i djegur plotësisht në fshatin Dritas njësia Administrative Zall-Herr.  Mësohet se makina është gjetur e djegur më 22 gusht.

“Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij’ informoi sot më 27 gusht 2022 policia e Tiranës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.