Tiranë, vendoset titol biznesit - banesë së 60-vjeçarit në “Siri Kodra”
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotme në rrugën "Siri Kodra", afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit Remzi Ponari, 60 vjeç.
Sipas policisë si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës, ndërsa nuk dihen akoma shkaqet.
Mësohet se kjo nuk është hera e parë që Ponarit i është vendosur tritol dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me biznesin e tij.
Ndërkohë policia po kontrollon kamerat për të parë lëvizjen dhe identifikimin e autorëve të krimit.
“Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Siri Kodra", afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.” – njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

