Plagosje me armë zjarri në Tiranë, Ora News sjell pamjet nga vendi i ngjarjes
Ora News, sjell pamje nga rruga "Tasim Shehu" vendi ku mbeti i plagosur me armë zjarri 23-vjeçari i identifikuar si Renaldo Mejdani.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Albert Ostreni, 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, Renaldo Mejdani.
Sakaq siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendgjarje ku dhe është vendosur dhe shiriti i sigurisë.
Aktualisht i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë autori është larguar.
Fillimisht mësohet se ata janë konfiktuar fizikisht, por sherri ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.



