“Call center” për drogën: Porosia merret në Shqipëri e blen në Itali, një i arrestuar

Një shqiptar është arrestuar me akuzën e një grupi ndërkombëtar që synon trafikun e paligjshëm të drogës, me bazë logjistike në Shqipëri. Ai është ndalaur pak ditë më parë nga policia e Firences ndërsa akuza është ngritur nga drejtuesit e antimafias të Perugias, drejtuar nga Giuseppe Petrazzin

Shkojnë në Itali, shesin e kthehen në Shqipëri

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fillimi i hetimit - njofton DDA e Perugia - daton janarin e vitit 2022 dhe ka bërë të mundur zbardhjen e qindra shitjeve të kokainës në periferi të Perugia-s, nga shumë tregtarë droge me kombësi shqiptare. Sipas hetuesve, tregtarët e drogës janë organizuar “sipas një rotacioni metodik në Itali, i karakterizuar nga periudha të shkurtra dhe intensive të shpërndarjes së drogës, të ndjekura nga kthimi në vendin e origjinës”, shkruajnë mediat italiane, raporton Ora News.

Porosia e klientit trajtohet nga Shqipëria

“Kontaktet me blerësit - sqaron antimafia e Perugias - u mbajtën nga një anëtar i grupit kriminal, i pranishëm në Shqipëri, i cili më pas ua shpërndante porositë tregtarëve të vegjël në Itali. Këta të fundit kishin në dispozicion një makinë dhe një apartament. Nga kjo arrihej deri në 10 mijë euro xhiro në muaj, shkruan umbriaon.it.

Droga dhe para në shtëpi

Pas ndalimit të shqiptarit iu kontrollua banesa ku iu gjetën disa doza të paketuara kokaine, rreth 6000 euro cash të fshehura në banesë. Për më tepër, i arrestuari kishte marrë dhe dy urdhra dëbimi. Ai është arrestuar për posedim droge dhe shkelje të ligjit për emigracionin dhe është vendosur në burgun Perugia-Capanne.